AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 12:10

Masakra në Shkodër: Autori u kap me 1 automatik, 1 pistoletë me fishek në fole. Mbante shishe benzine, do të digjte mjetin me të cilin u arratis

Masakra në Shkodër: Autori u kap me 1 automatik, 1 pistoletë me

Në momentin e arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës, policia i ka gjetur 29-vjeçarit Ragip Gila dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole.

Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës, duke i marrë jetën 2 personave dhe plagosur dy të tjerë.

Po ashtu, iu sekuestrua edhe jeleku antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Shkodrës informoi po ashtu se u sekuestrua edhe motori, pa targë e numër shasie, me të cilin shkoi në vendin e ngjarjes.

Masakra në Shkodër: Autori u kap me 1 automatik, 1 pistoletë me