AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 11:19

VIDEO/ Atentati në Shkodër: Brenda banesës së mbushur me municion luftarak! Sekuestrohen 5 dronë, 1 automatik, 6 pistoleta e 45 kapsolla detonatorë

VIDEO/ Atentati në Shkodër: Brenda banesës së mbushur me

Këto janë pamjet nga operacioni që ka zhvilluar Policia e Shkodrës për zbardhjen e masakrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur.

Në kërkim janë shpallur dy personat që i kanë siguruar armët autorit dhe policia ka zbuluar edhe bazën e tyre.

Një banesë, në pronësi të një gruaje që ndodhet jashtë shtetit, të cilën dy personat e shpallur në kërkim e kishin përshtatur si bazë për të ruajtur armët e municionet luftarake.

Policia, sekuestroi 1 automatik, 6 pistoleta, fishekë, 45 kapsolla detonatorë, një ‘Audi’ me targa të vjedhura në Lezhë, 5 dronë dhe 5 aparate fotografike.