AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 11:34

"Votim elektronik"/ Celibashi bashkëbisedim me gazetarët: Të konsiderohet organizimi i komisioneve dhe rregullat e financimit të partive

"Votim elektronik"/ Celibashi bashkëbisedim me gazetarët:

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, tashmë që rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është certifikuar përfundimisht. 

Më 4 shtator, Kolegjin Zgjedhor rrëzoi përfundimisht ankimin e PD për 11 majin. Presidenti Bajram Begaj firmosi thirrjen e Kuvendit të ri në datën 12 shtator, një ditë pas Asamblesë së PS, ku pritet të mësohen edhe emrat e qeverisë Rama.

“Pak kohë ka kaluar nga momenti kur janë zhvilluar këto zgjedhje por ky proces, por edhe zgjedhjet e më përpara, në mënyrë të arsyetuar ne na nxisin për të sjellë në vëmendje të politikës dhe kuvendit, që pritet të konstituohet në këtë fundjavë, disa prej aspekteve që ne mendojmë se do të duhet të vendosen në axhendë prioritare. Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera.

Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim s ai përket administrimit profesiaonal dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësui dhe plotëshmëri. Rrregullat për financimin e palëve të treta dhe eksperienca e këtyre zgjedhjeve ka konfirmuar nevojën për të adresuar këtë cështje.

Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me fushatën eklektorale, përfshirë këtu edhe fushatën në rrjete sociale dhe internet. Janë dy aspekte që sot gjenden të parregulluara në legjislacionin shqiptar, Duhet të rikonsiderohen rregullat me veprimtarinë e funksionarëve publikë në një periudhë të caktuara para datës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit, mendoj se duhet të ketë një raport më të qartë mbi kufijtë e veprimit të institucioneve publike në këtë periudhë që do të përcaktohet si e rregulluar në rastin e sjelljes dhe veprimtarisë së institucioneve. Të kemi të qartë kufijtë ndërmjet detyrimit dhe të drejtës së tyre për të zhvilluatr veprimtarinë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe kompetencën që ligji iu ngarkon, me angazhimin e tyre dhe ndalimin për t’u angazhuar në veprimtari elektorale.”, theksoi Celibashi.  

Celibashi: Politika të vendosë shpejt për zgjerimin e votimit elektronik! Numërimi i votave të bëhet në qendrat e votimit! Kolegji Zgjedhor s’duhet të shqyrtojë ankimimet zgjedhore

Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se klasa politike në Shqipëri duhet të vendosë sa më shpejt nëse do të zgjerojë apo jo implementimin e votimit elektronik në vend, pasii një model i tillë për leximin e vullnetit të qytetarëve kërkon shumë kohë për t’u ngritur.

“Do duhet që politika shqiptare të vendosë shpejt në lidhje me këtë çështje. Nëse do të diskutohet për të zgjeruar votimin elektronik, ky votim të merret sa më shpejt, se nëse zgjerimi i tij do të përfshijë të gjithë njësitë e qeverisjes së vendit, kohë që nuk duhet për ta arritur këtë proces, nuk mund të jetë 1, 2, 3, 4 muaj. Numërimi ngelet çështje që duhet të rikonsiderohet. Do të vazhdojmë kështu si kemi këtë proces, do të vazhdojmë të numërojmë në mënyrë të përqëndruar, apo numërimi në qendrat e votimit. Personalisht mendoj që ka ardhur koha t’i rikthehemi numërimit në qendrat e votimit, por duhet të marrim parasysh disa elememte logjistike, organizative dhe infrastrukturore për këtë model. Kështu si është organizuar ky proces, është jo profesional. Zgjedhjet e fundit treguan që ka probleme që lidhen me transparencën, saktësinë. Do duhet të konsiderojmë rregullat që kanë të bëjnë me ankimimet zgjedhore. Personalisht mendoj që në instancë gjyqësore do duhet të mos jetë më Kolegji Zgjedhor që shqyrton ankimimet zgjedhore, mund të jetë një gjykatë administrative e zakonshme, apo Gjykata e Lartë. Ka nevojë për t’u parë edhe organizimi dhe funksionimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nëse do të vazhdojë kështu, do duhet të konsiderohen kompetencat e 3 trupave të KQZ. Përsa i përket votimit nga jashtë ka nevojë të rishikohen rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit, do të vazhdohet të votojmë nëpërmjet postës, internetit, përfaqësive diplomatike, etj, por duhet të diskutohet edhe për këtë”,- tha Celibashi.