TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik ortodoks. Pas përkujtimit të së Premtes së Madhe, me procesionin e Epitafit të shenjtë, besimtarët morën pjesë në shërbesën e Ngjalljes dhe në Liturgjinë Hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, e cila u drejtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.
“Në këtë botë të trazuar na mjafton vetëm një siguri: Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe nëse jeton Krishti, jetojmë edhe ne”, ishte një pjesë e mesazhit të përcjellë nga Kryepiskopi Joan.
Kjo ngjarje përbën një nga kulmet e përgatitjeve shpirtërore të besimtarëve për festën e Pashkës. Për të krishterët, Ringjallja e Krishtit është moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit te Zoti, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.Vezët e kuqe janë simbol i ritualit të kremtimeve, ndërsa pas mesnatë me përfundimin e meshës së shenjtë, me ndezjen e qirinjve, të gjithë u bashkuan në lutje. Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit.