TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri ka përfshirë pasditen e së shtunës malin e Koshnicës, në zonën e Skënderbegasit të Gramshit.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur vënien e zjarrit nën kontroll pas disa orësh punë në terren.
Në një thirrje drejtuar banorëve të fshatit Skënderbegas, shërbimi zjarrfikës i Gramshit ka kujtuar situatën e rëndë të verës së kaluar, kur si pasojë e zjarreve u dogjën banesa dhe sipërfaqe të mëdha pyjore.
“A nuk mjaftoi vera e kaluar?! Shtëpi të djegura… pyje të shkrumbuara… pasuri të humbura në pak minuta! Sot, historia rrezikoi të përsëritej. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri u ndal në kohë. Një shkëndijë mjafton, një pakujdesi djeg gjithçka. Mos ndizni zjarr në natyrë, mos digjni mbetje. Mos rrezikoni jetën dhe pasurinë e të gjithëve! Kjo është një thirrje urgjente për çdo banor të njësisë administrative Skënderbegas: Tregoni kujdes maksimal! Sepse zjarri nuk fal”, thuhet në reagim.