TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, Berisha thekson se Pashkët frymëzojnë te besimtarët shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.
“Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall!”, shkruan ai, duke uruar besimtarët ortodoksë shqiptarë për këtë festë.
Në vijim të mesazhit të tij, Berisha thekson se Pashkët përfaqësojnë Ngjalljen e Krishtit dhe mësimet e tij, të cilat sipas tij kanë ndikuar në formësimin e moralit të qytetërimit perëndimor.
Ai u shpreh gjithashtu se Pashkët duhet të shërbejnë si një moment reflektimi dhe lutjeje, me shpresën që Pashkët e ardhshme të festohen më mirë.
Mesazhi i plotë në Facebook;
Gëzuar Pashkët!
Krishti u ngjall!
Vërtet u ngjall!
Të dashur miq, besimtarët ortodoksë shqiptarë festojnë sonte Pashkët, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor. Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.
Duke ju uruar nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë Pashkët, Ngjalljen e Krishtit, le të lutemi bashkërisht që Pashkët e tjera t’i festojmë më mirë.
Gëzuar!