AKTUALITET, 7 Gusht 2023, 15:50

Departamenti i Emigracionit konfirmon sezon të sigurt veror: Kemi marrë masa afatgjate për sigurinë e qytetarëve në tokë dhe det

Departamenti i Emigracionit konfirmon sezon të sigurt veror: Kemi

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, Saimir Boshnjaku tregoi detaje nga plan-masat e marra sa i takon sigurimit të sezonit turistik.

Boshnjaku u shpreh se janë marrë masa afatgjata në mënyrë që të garantohet siguria e qytetarëve dhe se çdo institucion është duke bërë punën e vetë. Sakaq ai shtoi se një nga arritjet e Policisë Kufitare është lehtësimi në pikat e kalimit kufitar për qytetarët që hyjnë apo dalin jashtë territorit.

“Aktualisht ndodhemi në kulmin e sezonit turistik. Janë marrë masat afatgjata të nevojshme në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë të jetë e mundur. Doja të theksoja se puna përgatitore nga institucionet e tjera është bërë shumë e mirë. Kemi marrë masat në kufirin blu dhe atë tokësor. Nga Policia e Shtetit ka pasur angazhim maksimal. Çdo institucion po bën detyrën e vetë, ku edhe Policia Kufitare ka bërë një plan masash për kufirin tokësor dhe atë detar. Një nga arritjet më të mëdha ka qenë menaxhimi i hyrjeve dhe daljeve. Çdo institucion ka marrë detyrimet e veta për të zgjidhur ato problematika që ka për detyrë. Prioriteti ynë është që të sensibilizojmë qytetarët për të zbatuar rregulluat në mënyrë që të garantohet siguria e tyre”, u shpreh Boshnjaku.