TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Vlorë, ku një person mbeti i vdekur pas një sherri me dy persona të tjerë.
Sakaq detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje që ndodhi në një qendër interneti, pranë Gjykatës së Vlorës.
Mësohet se Armando Meshau, 51 vjeç, po printonte disa dokumente, kur është konfliktuar me një person tjetër.
Shkak për debatin ka qenë një apartament. Debati me fjalë ka agravuar në përdorimin e dhunës dhe autori e ka qëlluar disa herë më grushte në fytyrë.