TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Gjirokastrës pas informacioneve të siguruara prej inteligjencës policore, se një shtetas shiste lëndë narkotike, brenda perimetrit të kalasë së Gjirokastrës, kanë organizuar menjëherë punën për arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat, u kap në flagrancë brenda kalasë, teksa i shiste një shtetasi tjetër, lëndë narkotike ekstazi, dhe u vu në pranga shtetasi D. Ll., 27 vjeç, banues në Lezhë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësin e kësaj lënde narkotike, shtetasin K. H., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë që iu gjetën shtetasit të D. Ll., në momentin e arrestimit, të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde, si dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.