TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur sot në Qerret, në Katund i Ri. Burime zyrtare konfirmojnë se dy persona, pronari i banesës dhe fqinji i tij, kanë qenë duke shembur tarracën e objektit të vjetër, dhe gjatë punimeve, një pjesë e saj është shembur dhe i ka zënë poshtë.
Pas alarmit të dhënë nga familjarët, u njoftua policia dhe shërbimi zjarrfikës. Me ndërhyrjen e tyre, u bë e mundur ndalja e personave nga rrënojat, por njëri prej tyre, konkretisht pronari, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.