TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luljeta Preza, u gjet e vrarë disa ditë më parë poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës.
Nëna e Aldo Brahimit një nga autorët e dyshuar të vrasjes, në dëshminë e dhënë për News 24 ka treguar se djali kishte disa javë që ishte larguar nga banesa për të punuar në Durrës.
Gjithashtu e ëma ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se me çfarë merrej djali i saj.
“Aldo kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Është hera e dytë që largohej nga shtëpia. Por nëse ai e ka kryer vrasjen le të marrë dënimin që meriton”, ka thënë më tej nëna e Aldo Brahimit.
Për këtë ngjarje u arrestuan shtetasit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, sakaq dyshohet se këta të fundit janë endacakë.