TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e ka cilësuar lejen e dhënë për ndërtimin e kullës në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit si një qokë politike, që duhet hetuar nga SPAK.
Përmes një postimi në Facebook, Pampuri shprehet kjo gjë po ndodh për shkak të interesave të ngushta politike.
Deputetja thotë se përfituesit e kullës janë persona që po pasurohen duke mbajtur në pushtet Edi Ramën.
"Kryeqyteti, që nuk i ka mbetur më asgjë nga historia e tij, e nuk ka mbetur me asgjë nga fëmijëria jonë, pasi ata që ulërasin nga mëngjesi deri në darkë duke bërë herë viktimën, herë të fortin, herë shpifësin e herë shantazhuesin e kanë përdorur çdo cep të Tiranës si qokë, për të mbijetuar sa më gjatë në pushtet dhe në politikë”, shkruan Pampuri.
Drejtësia, SPAK, thotë deputetja, të hetojnë e të nxjerrin të vërteta, të paktën me fakte të ndriçohet mendja e ndokujt që mendon që kjo klasë politikanësh të korruptuar mendokërka për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e këtij vendi’, vijon ajo.
Si qokë, për të mbijetuar sa me gjate ne pushtet dhe në politikë”, shkruan deputetja e PD-së.
Më parë, ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili kërkoi po nga SPAK, hetime për paratë që do të investohen për ndërtimin e kullës në qendër të kryeqytetit.