TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një përplasje mes dy personave ka ndodhur mesditën e sotme, ku për pasojë ka humbur jetë shtetasi Armando Meshau.
Mësohet se sherri ka ndodhur në një qendër interneti ku viktima dhe personi tjetër kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, ku për pasojë ka humbur jetën 55 vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.