TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ushtarakët Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj bënë një deklaratë të fortë se në vendin tonë kryerja e ushtrisë mund të bëhet e detyrueshme. Sipas tyre, në vendin tonë ky regjim duhet të kthehet i detyrueshëm, në mënyrë që të trajnohen minimalisht të rinjtë pas shkollës së mesme.
Zotaj tha se ushtria me detyrim në vendin tonë nuk duhet të ishte hequr dhe se një rikthim i mundshëm me ligj nuk do të sillte rezistencë nga ana e të rinjve. Ndërsa Goxhaj tha se Shqipëria nuk plotëson as nevojën e NATO-s.
“Funksionon në bazë të grupit, kur je tek mbase nuk e përballon kur je grup të shtyn të përballosh dhe atë që të duket e papërballueshme. Ndaj ushtria organizohet në grup, që çdokush të arrijë nivelin. Nuk duhet të ishte hequr, të paktën me një numër të vogël. Nuk plotësojmë as nevojën e NATO-s, as 2% e GDP-së. Nuk e mbulojmë sot dhe mashtrojmë NATO-n, kemi futur forca që nuk i përkasin, pasi nuk plotësojmë dot nevojat e rekrutimit, askush nuk do të hyjnë në ushtri dhe të marrë 600 mijë lekë, prandaj duhet shërbimi i detyrueshme ushtarak, të paktën të plotësojmë nevojat e NATO-s. Nëse bëhet e detyrueshme në parlament, është detyrim me ligj dhe nuk rezistencë. Rikthimi i ushtrisë nuk duket i largët, është vendimi i NATO-s, të rritet numri i ushtrisë i vendeve anëtare të aleancës. Lufta në Ukrainë e solli shumë afër.”, tha Goxhaj
Ndërkohë Zotaj shtoi se: “Ushtria me detyrim nuk duhet të ishte hequr, por në rast se ekspertët ushtarak apo ekonomik, do të kishin arsyet e veta për të treguar se pse nuk është më, Shqipëria duhet të ndjekë modelin e Zvicrës dhe t’i bëjë të rinjtë obligativ, të paktën pas shkollës të mesme dhe ti trajnojë. Ushtria ka shpenzime të mëdha, por të paktën 3 muaj.”.