TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Armand Shkullaku u quajti përgjegjësi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, faktin që grupimi i Alibeajt do të ketë komisionerë në zgjedhjet vendore të 14 majit, por jo PD-ja e Berishës.
Shkullaku tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Celibashi nuk duhet ta kishte bërë këtë rregjistrim, që komisionerët t’ia caktojë grupimit të z.Basha, por t’i kërkonte mendim gjykatës për rregjistrimin e partisë dhe të ndiqte frymën dhe vullnetin se kujt i takon PD-ja, duke u bazuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, kur “Shtëpia e Lirisë” e drejtuar nga z.Berisha doli forcë e dytë pas PS-së dhe fitoi edhe bashkinë e Shkodrës, ndërsa grupimi i Bashës doli i treti.
“Gjithë historia e krizës në PD është nxitur dhe promovuar nga Edi Rama. Këtë radhë po përdor “Kërpëratën 2” për t’i marrë zgjedhjet në tavolinë. Do të kemi 4 komisionerë, plus këtë të PSD-së, 5, që janë të Edi ramës.
Kryeministri ndërhyn te drejtësia, gjykatat, KQZ-ja, te oborri i PD-së, përdor policinë për njërën palë,. Unë këtu them se kjo është gabim.
Nëse ti do t’i marrësh zgjedhjet në tavolinë, pa harruar paratë e tubave të sobës, pa harruar mediat, oligarkët, bandat dhe merr edhe këta, tani me çfarë gare do të hyjmë në zgjedhje?
Problemi këtu është i Celibashit. Ai nuk duhet ta kishte bërë këtë rregjistrim, që komisionerët t’ia caktojë grupimit të z.Basha. Basha ka dhënë dorëheqjen, gjykata nuk do që ta heqë atë nga akti i themelimit dhe të caktojë Alibeajn apo kë ka caktuar partia. Celibashi duhet t’i kërkonte gjykatës me shkresë aktin e regjistrimit të partisë. Larg qoftë, nëse Basha vdes, gjykata nuk e çregjistron, nuk i jep as certifikatën e vdekjes, Celibashi thotë nuk kam çfarë t’i bëj gjykatës do të caktojë z.Basha që të hyjë në zgjedhje dhe të marrë edhe komisionerët.
Versioni B: Gjykata papritur, mbasi Alibeaj ka caktuar komisionerët e vet dhe jemi në kulmin e fushatës elektorale, gjykata thotë që vula, stema dhe e drejta e PD-së i takon z.Berisha. Çfarë ndodh me procesin? Personi që është përgjegjës, se është në funksion shumë të lartë, kryetari i KQZ-së, se është rang ministri, zgjidhet nga parlamenti, duhej t’i mendonte edhe ai këto. Ai e ka parë vullnetin se kujt i takon partia me 6 mars, si do t’ia japë komisionerët atij që nuk i takojnë?”-u shpreh Shkullaku.