AKTUALITET, 9 Janar 2023, 22:36

FOTO/ Kush është i riu që u kap i armatosur i nisur të kryente një vrasje

FOTO/ Kush është i riu që u kap i armatosur i nisur të

Personi që po shikoni në foto është Antonio Leka. 36-vjeçari u vu në pranga pasditen e kësaj të hëne në Lezhë. Sipas policisë ai ishte nisur të kryente një vrαsje. I riu u kap pasi u bë një denoncim nga vëllai i tij, i cili e pa 36-vjeçarin të dilte nga shtëpia, i αrmatosur “gjer në dhëmbë” dhe veshur kamuflazh.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi” – thuhet në njoftimin e policisë.

Vetë i riu nuk bëri rezistencë në momentin që u arrestua, por tregoi synimin e udhëtimit të tij. “Do vras politikanët e Lezhës. Do të të zhduk farën e keqe të tyre” – ka pohuar i riu. Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. I riu është djali i një oficeri ushtrie, Vat Lekës.