TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për vjedhjen e parave të ish zyrtares së kryeministrisë nga pastruesja e shtëpisë.
Abilekaj tha se Alda Klosi ka dhënë deklarata kontradiktore për burimin e parave.
Ai deklaroi se pastrueses së banesës, Rozeta Dobi, i janë gjetur para edhe në bankë, duke shtuar dyshimet se ajo mund të ketë vjedhur para edhe në banesa të tjera.
"Ajo (Alda Klosi) thotë i kam deklaruar paratë, pastaj thotë se mi ka dhënë xhaxhai sepse do të kurohet. Zyrtarja ka rënë brenda me deklaratat e veta.
Alda Klosi ka qenë shefe kabinete në Ministrinë e Rindërtimit. Tashmë është punonjëse e AMF.
Ajo tha se i ka deklaruar paratë. Por, pastaj pasi u mendua mirë, tha nuk janë paratë e mia por janë të xhaxhait, që është duke u kuruar në Amerikë.
Ajo tha gjithashtu se ishte në SHBA kur e mori vesh, ndërkohë që ishte në punë te AMF këtu.
Në fund fare, të gjithë këto deklarata rrëzojnë atë që tha Rama sot.
***
Thuhet se Rozeta Dobit i kanë gjetur edhe para në bankë. Djali i saj e kishte një makinë para se të ndodhte kjo ngjarje", deklaroi Abilekaj.