TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kontrata me satelitët “Albania1” dhe ‘Albania2” tregon mënyrën se si drejtohet vendi nga udhëheqësit politikë. Ai u shpreh se Rama dhe vullneti i tij janë shndërruar në planetin e vetëm brenda nesh ku të gjithë i vijnë rrotull si satelitë.
“Gjëja që do të duhej në rastin e satelitëve është transparenca. Ajo është ilaçi më i mirë. Ende jemi të paqartë se çfarë mund të ofrojnë satelitët, cila është dobia dhe cili është raporti mes asaj që ofrohet dhe shumës që paguhet, nëse do të kishte alternativa më të mira se satelitët, nëse do të kishte, nëse do të kishte alternativa më të lira se ta. Por siç kanë ardhur punët në Shqipëri, satelitët janë vetëm gjëja e dukshme që vijnë rrotull Shqipërisë, sepse Rama dhe vullneti i tij janë shndërruar në planetin e vetëm brenda nesh ku të gjithë i vijnë rrotull si satelitë. I vjen rrotull partia e tij, qeveria, parlamenti, i vjen një pjesë e opozitës. Sepse në një vend të vogël dhe me një demokraci primitive, lideri e imponon vullnetin e tij. Kështu ka qenë edhe me Sali Berishën dhe ndoshta duhet të pranojmë që ky është vendi. Sali Berisha njëherë pati thënë që Shqipëria është atdheu i njëshit, fisit dhe prijësit”-tha Vangjeli.