AKTUALITET, 9 Janar 2023, 22:13

Rama: 2022 shënoi rekord turistësh në Shqipëri

Rama: 2022 shënoi rekord turistësh në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vitin e shkuar numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë ka qenë në shifra rekord.

Sipas kreut të qeverisë, përgjatë vitit të kaluar vendin tonë e kanë vizituar 7.5 milionë turistë të huaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka renditur shifrat, të cilat tregojnë se Shqipëria ka patur më shumë vizitorë se vendet e rajonit por edhe se vendet e tjera europiane.

7,5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit. Janë 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Ndërsa patëm edhe të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi, si

???????? 85% më shumë vizitorë nga Anglia;

???????? 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja;

???????? 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia;

???????? 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda;

???????? 84% më shumë vizitorë nga Turqia;

???????????????????????? 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga ????????❤️????????#Kosova, Maqedonia e hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit

#ShqipëriaEArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim