TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

353 kg kokainë janë sekuestruar e 4 shqiptarë janë vënë në pranga nga Antimafia Italiane e cila ka blinduar çdo informacion mbi këtë hetim e megasekuestrim droge.
Operacioni është ekzekutuar në rajonin e Ligurias por hetimet janë kryer nga Antimafia e Barit, e cila prej disa kohësh mbante nën mbikqyrje katër trafikantët shqiptarë.
353 kg kokainë janë kapur në një dhomë të thjeshtë hoteli ku prej disa ditësh po qëndronin katër shtetasit shqiptarë.
Akuza ndaj tyre është trafik droge me rëndesën e sasisë së madhe të drogës që kishin në zotërim.
Katër shqiptarë janë persona të panjohur në zonën ku u arrestuan e pronari i hotelit rezulton i pa përfshirë në këtë ngjarje.