AKTUALITET, 9 Janar 2023, 21:17

“Pastruesja të bëhet e penduar, të tregojë për zyrtarët e tjerë!”/ Artan Hoxha jep detaje nga vjedhja e parave të zyrtares

“Pastruesja të bëhet e penduar, të tregojë për

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për vjedhjen e qindra mijëra eurove, që pastruesja i bëri ish zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi.  

Hoxha deklaroi se ky rast duhet të hetohet nga SPAK, pasi është përfshirë një zyrtare e lartë, ndërkohë që deklaroi se drejtësia duhet ta përdorë Rozeta Dobin, pastruesen, si bashkëpunëtore, pasi ajo ka punuar në banesa të disa zyrtarëve dhe mund të ketë informacion mjaft të vyer për hetuesit. 

"Është një vepër penale dhe po merret prokuroria. Por, është grabitur një shumë e madhe, banesa e një zyrtareje të qeverisë Rama. Në kasafortën e saj thuhet se janë marrë 120 mijë euro, përveç bizhuteri dhe veshje të shtrenjta.

Në momentin që është bërë arrestimi i Rozeta Dobit dhe djalit të saj, ka një ambjent në polici me regjistrues. Në rastin konkret ata kanë folur dhe e ëma ka pyetur të birin, i ka thënë shyqyr që nuk gjetën ato te tubi. Policia ka gjetur pastaj edhe nja 400 mijë euro.

Çdo histori që ka të bëjë me para dhe flori merr shumë vëmendje. Në rastin konkret, reagimi në rrjetet sociale ishte, bravo i qoftë sepse grabiti një grabitëse të parave publike.

Duhet të shikojmë pak “ma nalt”, siç thotë Ulsiu. Kjo çështje po trajtohet si krim ordiner, por sot reagoi kryeministri dhe tha, llumi shpërtheu. Kjo ngjarje ka dy këndvështrime. E para, grabitja, që duhet të merret në hetim nga SPAK, sepse bëhet fjalë për një zyrtare.

Lexova historinë e grabitjeve të ministrave të Ramës në vitin 2016, që u morën milliona euro dhe ata nuk i deklaruan. Tani është vështirë ti shkosh atyre, sepse pak kësaj ngjarje morën masa...

Në rastin konkret duhet hetuar. Këto para janë të zyrtares? Si i ka fituar dhe nga burojnë? Kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK. Rozeta Dobit i janë gjetur edhe 400 mijë euro. Ajo ka punuar në disa banesa. Të bën të dyshosh se ajo ka bërë vjedhje edhe në banesa të tjera.

Duke patur parasysh që këto lloj punonjësesh punojnë te njerëz që njihen me njëri tjetrin, kjo sjell dyshime se mund të ketë punuar në banesa të zyrtarëve.

Duke i ofruar status bashkëpunimi Rozeta Dobit, mund të merret informacion që mund ti vlejë SPAK-ut. Ajo duke hyrë në banesa të funksionarëve shtetëror, ka parë dhe dëgjuar gjëra të tjera.

Në vitin 2016, ishin tre ministrave dhe dy ish ministra, që u ishin grabitur banesat por nuk e pranonin. Një rast tjetër thanë më grabitën banesën e vëllait dhe një tjetër, më grabitën pensionin e nënës", deklaroi Hoxha.