AKTUALITET, 9 Janar 2023, 22:59

Enton Abilekaj: Rama na tregon përralla sikur kemi vajtur në hapësirë! Ndryshe nga diktatorët, nuk lë asgjë pas, vetëm fasada

Enton Abilekaj: Rama na tregon përralla sikur kemi vajtur në

Enton Abilekaj thotë se satelitët e Edi Ramës janë thjesht një "përrallë" dhe propagandë sikur Shqipëria ka vajtur në hapësirë, kur në fakt është thjesht një shërbim i shtrenjtë i kontraktuar nga një kompani dhe se nuk zgjidh asnjë problem të Shqipërisë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj deklaroi se problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e satelitëve, por fakti se nuk ka vullnet politik për të luftuar krimin dhe korrupsionin. 

"Kush nuk i ka ditur këto, mbjelljen e hashashit? Se ne i kemi ditur. Do t'ja çojnë Ramës këto, i vetmi person i pakorruptuar këtu? Nëse e ka parë inspektori një pallat pa leje dhe nuk ja ka dhënë Ramës, këto do ti shkojnë Edi Ramës si fotografi? 

Kemi të bëjmë me një tentativë, që nuk zbulon asgjë për Shqipërinë, por tenton të mbulojë mungesën e vullnetit politik. Ai e justifikon dhe thotë nuk kam patur mjetin. Fajin e ka patur satelitët. Gjithësesi edhe këtë mund të na e shiste pak më seriozisht, të na fliste si kryeministër, që kemi nevojë për këto gjëra, kemi dështuar, etj. Ai na e shet si përrallë, sikur kemi vajtur në hapësirë dhe krahasohemi me fuqitë e mëdha, krahasohemi me Kinën dhe BE.

Na i shet sikur ka arritur fitore të madhe, por në fakt ka vetëm një kontratë, që të kemi disa të dhëna shtesë, që i paguajmë 6 milionë euro. Ky ka blerë disa të dhëna. Këto na i shet, si hyrje e Shqipërisë në hapësirë.

Nuk është vetëm prej manisë së diktatorit. Ai ka një ndryshim nga diktatorët. Ai ne na jep fasada dhe nuk mbetet asgjë.

Ne kemi patur Sali Berishën, që tentoi të bënte këto me rrugën e Kombit, të njëjtën po tenton ky. Por, ky ka vetëm fasadën. 

Ai thotë do të bëjmë tre stadiume të reja, në një vend ku nuk ekziston futbolli", deklaroi Abilekaj.