TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blendi Fevziu ka komentuar ngjarjen në Librazhd, ku një gruaje iu publikua një video private nga mediat, duke u linçuar dhe shkelur privatësia.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu tha se shoqëria shqiptare është patriarkale dhe primitive.
"Është një problem i tmerrshëm i shoqërisë. Gruaja nuk është pronë. Mendësi patriarkale, primitive, një lak që Shqipërinë nuk e lë të marrë frymë.
E dyta te media. Dilnin vetëm copa informacionesh. Media boton vetëm copa. Historia e titujve për klikime, është një atentatet që media i bën vetes.
Unë lexoj artikuj të frikshëm, ku ka ngatërrim datash, fakte, fake news, bëhen si gjë e zakonshme dhe njërëzit i marrin për të vërteta. Po nuk u vendos rregull, viktimat e para do të jenë mediat vetë.
Fenomeni i gjobëvendies është i tmerrshëm. Fenomen që dëmton median vetë dhe duhet ta luftojë media vetë, por edhe shteti. Duhet përgjegjësi penale për këto", tha Fevziu.