AKTUALITET, 30 Maj 2022, 23:15

Elvi Fundo: Ngjarja në Librazhd një hiç, krahasuar me gjëmat që ndodhin çdo ditë në media!

Elvi Fundo: Ngjarja në Librazhd një hiç, krahasuar me
Elvi Fundo

Gazetari Elvi Fundo, në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se ngjarja e ndodhur në Librazhd, me publikimin e një video private të një gruaje që u kthye në virale, duke cënuar privatësinë e saj, është një hiç krahasuar me atë se çfarë ndodh sot në mediat shqiptare! 

Ai tha se video nuk duhej të ishte transmetuar, ndërsa i bëri thirrje AMA-s, që duhet të shohë se si sillen mediat dhe përdorin pushtetin për interesat e pronarëve të tyre.

"Është një ngjarje e rëndë ajo është në fakt një ngjarje që nuk duhej transmetuar fare se nuk i intereson askujt se çfarë bën një grua në një cep të Librazhdit në krevat me të dashurin e saj. Po të ishte Taulant Balla do e transmetonim ne të gjithë.

Pse nuk e shikon AMA se si sillen mediat dhe përdorin pushtetin për interesat e pronarëve të tyre? Pse nuk shohin se si i trajtohen tatimet, kjo sepse i ka shkuar disa gjoba. AMA duhet të shohë pse një TV sulmon tatimet sepse i ka borxhe dhe duhet ti mbledhë. Nuk ke pse sulmon institucionet se ke borxhe.

Mediat përdoren si marioneta për interesat e pronarëve. Këto duhet të japin mediat, ajo vajza është një hiç në krahasim me bëmat dhe gjëmat që ndodhin çdo ditë në media. AMA përpara se të merret me paçavure por të merret me atë që bën media përditë. AMA është kthyer në institucion politik", tha Fundo.