AKTUALITET, 30 Maj 2022, 21:46

'Kryesia e PD pa grupin Basha'/ Këlliçi: I ftuam të gjithë! Nuk erdhën për shkak të...

'Kryesia e PD pa grupin Basha'/ Këlliçi: I ftuam të

Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi deputeti Belind Këlliçi u shpreh në Çim Peka Live se të ashtuquajturit mbështetës të Lulzim Bashës kanë qenë të ftuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 28 majit, edhe për t'u bërë pjesë e garës

Shkak për mungesën, tha Këlliçi, ka qenë fakti se llogaritë e tyre me bazën e demokratëve janë komplikuar prej 9 muajsh. 

Sipas tij, një pjesë e mbështetësve të Bashës i kanë likuiduar hesapet me bazën e Partisë Demokratike. 

Çim Peka: Një Kryesi pa grupin Basha...
Belind Këlliçi:
 Janë ftuar që të gjithë. Por ata e dinë si i kanë llogaritë me bazën e PD. Më mirë se ne, e dinë ata si e kanë mbështjen në bazë, sa të zotë janë për të shkuar në bazë, për të takuar demokratët dhe për të marrë votëbesimin. Unë do të doja të kishte më shumë emra si zonja Zhupa, që u zgjodh nga Këshilli Kombëtar, apo një rikthim si zonja Jozefina Topalli që është vlerë për PD, apo një rikonfirmim i qëndrestarëve duke filluar me zotin Noka etj., por sigurisht nuk kanë pranuar të vijnë një pjesë e tyre që prej 9 muajsh i kanë likuiduar hesapet me bazën e PD dhe i shërbejnë vetëm një grupi të vogël klientelist, të cilët nuk e di se deri ku do ta çojnë marrëzinë e tyre politike.