TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia greke ka vendosur në pranga një 32-vjeçar shqiptari pasi është kapur me kokainë. Ai është pikasur nga rojet bregdetare greke të cilat prej ditësh kishin informacion se i riu shqiptar posedonte një sasi të caktuar droge.
Nga hetimet e plota dhe përdorimi i informacionit që disponojnë punonjësit e Zyrës së Sigurisë pranë Autoritetit Qendror Portual Heraklion , rezulton arrestimi i një personi dhe konfiskimi i një sasie kokaine. Pasi kanë shfrytëzuar të gjitha informacionet në prani të Prokurorit, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, shkruajnë mediat greke.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan 38 pako kokainë, me peshë totale rreth 17 gram. Sipas policisë greke, shqiptari e kishte fshehur kokainën në një arush pellushi në mënyrë që në rast kontrolli nga autoritetet të mos zbulohej lehtë.