AKTUALITET, 30 Maj 2022, 19:19

PPE kundër Berishës, i heq PD-së të drejtën e votës në Kongres

PPE kundër Berishës, i heq PD-së të drejtën e

Ndërsa Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim se cilin statut të PD do të njohë, PPE i ka hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres. Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.

Një vendim i tillë ishte paralajmëruar nga deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian. Në një intervistë të dhënë prej tij më 19 maj rreth situatës ku ndodhet Partia Demokratike ai tha nëse kjo forcë politike kthehet te e djeshmja duke nënkuptuar rikthimin e Berishës do të angazhohet për ta pezulluar PD-në nga PPE-ja.

Prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit drejton selinë blu, ndërkohë që në gjykatë vijon të jetë pa një vendim kërkesa e Enkelejd Alibeajt për të regjistruar Kuvendin e PD në 18 dhjetor dhe gjithashtu ankimi për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që njohu si legjitim Kuvendin e PD në 11 dhjetor.

PPE kundër Berishës, i heq PD-së të drejtën e