AKTUALITET, 30 Maj 2022, 20:06

Pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, Nikolla mbledh të martën Konferencën e Kryetarëve, ja ora

Pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e

Pas dështimit të raundit të tretë për emrin e Presidentit, ditën e nesërme në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Kujtojmë se edhe në raundin e tretë, opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.

Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat.