TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Psikologia Arjana Muça, ishte e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua publikimi i një video private, e një gruaje në Librazhd, e cila u bë virale, duke i shkelur asaj privatësinë. Në emision u diskutua edhe për gjuhën e përdorur në rrjetet sociale.
Psikologia tha se gjuha e përdorur në rrjetet sociale është shumë vulgare në përgjithësi dhe reflekton mungesën e emancipimit të shoqërisë.
"Gjuha e përdorur është shumë vulgare. Nuk kemi ndryshuar atë që është kryesore, edukimin qytetar.
Ne mendojmë se nëse lyejmë dhe bëjmë fasada, e kemi rregulluar shoqërinë. Emancipimi vjen me edukim. Prandaj gjejmë edhe komentet e rëndomta. Aty komentojnë edhe pjesa mbi 40 vjeç, por edhe të rinjtë. Tregon nivelin kulturor që ne kemi si shoqëri.
Aq koha sa në shoqërinë tonë, në media transmetohen filma, seriale, të vendeve të ndryshme, do ta dëgjojmë këtë gjuhë të përdorur.
Pretendojmë se po zhvillohemi por jemi ende në fazat tona fillestare.
Tregon çfarë arsimimi kemi bërë ne.
Trajtojmë fenomenin e dhunës në këtë formë. Shoqëria civile flet për barazi gjinore, por do të thosha janë marrë lekët për këto gjëra dhe nuk është bërë puna si duhet", tha ndër të tjera Muça.