TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sociologu Ergys Mërtiri thotë se publikimi i videos private të gruas në Librazhd, që u shpërnda nga mediat dhe u kthye në virale, është një krimi i medias ndaj qytetares dhe një shkelje e rëndë e privatësisë së saj.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mërtiri tha se në raste të tilla gazetarët i janë dukur si "banditë me armë".
"Paraqitja e imazheve private, që janë dërguar për hakmarrje, kjo është kriminale. Nëse merr një moment intim të një njeriu dhe e nxjerr në publik, je duke konsumuar një krim penal dhe një krim njerëzor, sepse po dehumanizon një qenie njerëzore. Ajo mund të vriste veten. Personi nga presioni i madh mund të vriste edhe veten. Në këtë rast, vrasësi do të ishte media që e boton.
Ti fyen publikun tënd. Çfarë interesi publik ka që një person ka tradhëtuar burrin? Cfarë kërshërie publike ka kjo? Media nuk po shërben për të informuar publikun, por për të ushqyer perversionin publik.
Nuk është hera e parë. Para ca kohësh, media iu turrën një gruaje plakë, që ishte nëna e një gruaje tjetër që kishte vrarë një fëmijë. Iu turrën gazetarët dhe i kërkon të prononcohej, e gjëmonin me vrapë. Më janë dukur ata gazetarë si banditë me armë. Kishte turp të fliste para kamerave, sepse e bija kishte bërë një krim. Ata e vendosnin fytyrën e saj me dhunë në ekran. Për mua është perversion. Për të fituar 2-3 klikime janë gati të konsumojnë krime.
A e kanë këtë zell për të raportuar ndaj njerëzve me pushtet? A kanë kurajo të zbulojnë video deputetësh dhe ministrash?
Një media që nuk denoncon pushtetarë, por shkon u bie në qafë njerëzve. Është imorale nga të katër anët. Nuk respekton publikun, individin dhe nuk kryen detyrën e vetë", tha Mërtiri.