TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, që të çojë çdo provë kundër tij në SPAK. Sipas tij Rama ka ndërtuar raportet për në DASH, ku më pas u mor vendimi që ai të shpallet “non grata”.
Berisha ka kërkuar që këto raporte të bëhen publike nga Edi Rama ndërsa më tej e ka akuzuar se ai po mundohet të ushtrojë presion ndaj opozitës.
“Janë fund e krye shpifja. Tani Edi Rama thotë hetoni shpifjet e mira. Çfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH këtë thotë. Rama e shef që laku po i ngushtohet. Sepse Raportet e tij kanë qenë fund e krye shpifje.
I them Edi Ramës publikoj ato. Çojë të gjitha në SPAK. Kjo fushatë ka vetëm një qëllim. Të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin çdo ditë. Dhe të ushtrojë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare. Betejën e ka të humbur. Nuk ka shans. Me këto ai fakton se për çfarë i duhet drejtësia Edi Ramës, pra kundër kundërshtarëve të tij.”
“Nuk ka pasur kurrë një hetim ndaj Sali Berishës dhe unë kam ndërhyrë. Nuk kam përdorur kurrë retorikën për të mbrojtur aleatët të mi. Dosjen e Fatmir Mediut e ka çuar Rama disa herë në Gjykatën e Lartë.
Ish ministrat e mi, Arben Imami, me gjithë urdhrat që mori. E pa që nuk kishte asnjë fjalë për ndjekje penale. Apo Myqerem Tafai. Gjykata e hodhi poshtë. Këto kanë ndodhur gjatë pushtetit të Edi Ramës.
Në momentin e parë që cilido në botë të paraqes një fakt apo një provë do të mbajë çdo veprim. Përndryshe e vërteta është kjo”. tha Berisha.