AKTUALITET, 11 Maj 2022, 11:54

Kur e kuptuat që Presidenti Meta duhet të dalë para drejtësisë? Rama sqaron deklaratën

Kur e kuptuat që Presidenti Meta duhet të dalë para

Kryeministri Edi Rama u pyet sot për deklaratën e tij në Asamblenë e PS për presidentin Ilir Meta, për të cilin tha “mezi pres ta shoh para drejtësisë”.

Rama sqaroi se kjo deklaratë është për popullin shqiptar, që të kuptohet pozicioni i tij në raport me hetimin e çështjeve që “në Shqipëri e tërë do të hetohen”.

Pyetje: Kur e kuptuat që Presidenti Meta duhet të dalë para drejtësisë kur qeverisnit bashkë apo pasi e votuat për president?

Rama: E kam dëgjuar dhe këtë teori. Unë nuk kam kërkuar të dalë para drejtësisë askush. Kam kërkuar të hetohen personat që një Shqipëri e tërë kërkon të hetohen për t mësuar të vërtetën.

Pjesa më e madhe mendon dhe që duhet të dënohen e këtë mund ta konstatoni lehtësisht.

Unë nuk e them këtë, nuk është puna ime, s’jam as prokuror as gjykatës.

Këto që kam thënë në këto dy tre dalje janë për popullin shqiptar ta di ku qëndroj unë se erdhi një moment që realisht po e ndieja e konstatoja nga gjithë komunikimet me njerëzit e adresimet në rrjetet e mia sociale që po konturohesha si kolaboracionist.

Unë nuk jam kolaboracionist i askujt e me askënd.

Unë jam përfaqësues besnik i atyre shqiptarëve që më kanë dhënë votën.

Këto dokrrat e hinit kur thoshte At Gjergj Fishta nuk janë për këtë konferencë.