AKTUALITET, 11 Maj 2022, 13:05

Deklaratat e Ramës/ Paloka: Pse nuk hetohet për pasuritë e pajustifikuara, për të cilat gënjen

Deklaratat e Ramës/ Paloka: Pse nuk hetohet për pasuritë e
Edi Paloka dhe Edi Rama

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratave dhe thirrjeve të Kryeministrit Edi Rama që SPAK të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Paloka shkruan se vetë Rama ka mashtruar 3 herë publikisht për të justifikuar pasuritë e pajustifikuara. “Kush e hetoi Ramën për pasuritë e tij, po ministrat që kanë pasuri përrallore”, shkruan Paloka në rrjetin social.

Postimi nga Edi Paloka

Do ishte per te qeshur po eshte per te qare…

Rama kerkon nga SPAK-u te hetoje gjyqtare e prokurore qe kane pasuri e vila te pajustifikuara !

“Nuk i kemi shpallur ne-thote Rama-po organi i pavarur i Vetting-ut”


Asgje kunder per hetimin madje dhe denimin e atyre qe kane abuzuar me drejtesine dhe shqiptaret per tu pasuruar me parate e korrupsionit. Jam vete “viktime” e nje akti te tille.

Po komisioni “i pavarur” i Vetting-ut ?!!! E per me tej , a mundet te vetshpallet Rama flamurtar i kesaj ?!!

Rama ne nje raport te OSBE, denoncohet se ka 200 milion euro pasuri ( disa vite me pare) . Nderkohe vila-pallat e Rames eshte ne syte e gjithe botes .

Tre here ka mashtruar Rama publikisht per te justifikuar keto pasuri te pajustifikuara. Jane me ze dhe figure mashtrimet e tij.

Nje here thote “para emigracioni” pastaj “pasuria e gruas” e pastaj “nga shitja e librit”…

Kush e hetoi Ramen per keto ? Po hajdutet e tjere te Rames ne qeveri e bashki qe kane marre vetem rroga ne administrate dhe sot kane pasuri perrallore ?!