AKTUALITET, 11 Maj 2022, 12:40

“Institucionet e drejtësisë kërcënohen nga ata që kanë pushtet”, Tabaku: SPAK të hetojë korrupsionin në qeveri

“Institucionet e drejtësisë kërcënohen nga ata që
Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për mediet pas përfundimit të konferencës së Ramës për drejtësinë, u shpreh se është vetë kryeministri  që po i bën presion SPAK dhe institucioneve të drejtësisë. Tabaku i bëri thirrje SPAK që të hetojë personat politikë në qeveri, ku sipas saj korrupsioni është i përfshirë në të gjitha degët. Ndërsa ligjin për investimet strategjike e cilësoi një ligj që favorizon një grusht njerëzish.

Tabaku: Ky ligj është korruptiv, ka dhënë favore në një grusht të qeverisë, po shpronëson pronën publike dhe private. Është bërë si ligji i ndarjes së favoreve të qeverisë. Duhet të vinte të jepte llogari për shkeljen e pronës publike dhe private. SPAK-un e inkurajoj të hetojë korrupsionin e përhapur në të gjithë qeverinë. Sot populli shqiptar do transparencë. Kërcënimi i institucioneve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre ndodh nga ata që kanë pushtet. Unë i inkurajoj të vazhdojnë me aferën e inceneratorëve dhe masakrën zgjedhore. Të vazhdojë hetimi i gjithë personave politikë që sot po kërcënojnë drejtësinë.