TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me faktin se pse në selinë e PD nuk po shkojnë ta takojnë ambasadorët e BE. Sipas tij, qëndrimi i Bashkimit Evropian është ai që ka shpallur ambasadori, respektimi i votës.
Pyetje: Vendimi i SHBA ka ndikuar vendet e BE për të mos zhvilluar takime me ju, pas 22 majit nëse këta ambasadorë nuk vijnë i frikësoheni një izolomi nga vendet e BE?
Berisha: Në dijeninë time, pavarësisht nga demarshet BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE, që ne do respektojmë votën. Kjo është ajo që di unë.
Ndërsa sa i takon konsultimeve per presidentin, Berisha u shpreh: “Qëllimi i PD është që të diskutojë shkëmbeje mendime me aleatët e saj për qëndrimin që duhet të dakord soje ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit. PD mendoj unë, është e detyruar që qëndrimet e saj të mëdha ti diskutojë dhe me partitë e tjera”.