TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se drejtësia e re e ka mbështetjen e qeverisë dhe nuk i ka bërë presion.
Në një dalje për mediat, me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja ai u shpreh se drejtësia është çështje zgjedhje dhe jo detyrim ndaj Amerikës apo Evropës.
“Kujtoj këtu se nëse sot ish ministra, ish deputetë, ish kryetarë bashkie, apo ish drejtorë të përgjithshëm që një pjesë e madhe nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tani janë prapa hekurave kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokë fortë dhe historik që është se as unë dhe askush nga ne, por këtu po flas personalisht nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reformë për të thënë një gjë dhe pastaj për të bërë një gjë tjetër.
As për ta përdorur politikisht drejtësinë, as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politik përmes ngrënave të drejtësisë. përndryshe, siç nuk kishte ndodhur në 500 vjet nuk do të kishte ndodhur as në këto pesë vjet. E gjithë kjo që ka ndodhur e tregon. Siç nuk doli në 500 vjet as do kishte dalë në këto pesë vjet ndonjë prokuror që të dënonte figura të larta në oborrin e partisë në pushtet.
Që të jemi të qartë, garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këdo që e turpëron këtë parti jemi ne.
Ne këtu, lidershipi i PS dhe vetë kjo parti, askush tjetër. Kjo është çështje zgjedhje nuk është çështje imponimi nga dikush, nga Amerika apo nga Evropa, as detyrimi ndaj Amerikës apo Evropës, kjo është çështje zgjedhje që unë dhe ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë. Duke ja hyrë detit në këmbë kur atëherë kur askush nuk e besonte se do t’ia dilnim t’ja kalonim reformën.
Ja ku jemi sot. Prandaj duhet ta kenë të qartë të gjithë, shqiptare ndërkombëtarë gazetare se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend i vetmi, që as nuk i ka bërë as nuk i bën dhe as nuk do ti bëjë sa të jemi unë këtu ndonjë presion drejtësisë”, tha Rama.