AKTUALITET, 11 Maj 2022, 10:55

Nga miliona lekë pasuri, në vila dhe apartamente/ Ulsi Manja rendit “top listën” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar: Duhet të hetohen!

Nga miliona lekë pasuri, në vila dhe apartamente/ Ulsi Manja rendit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka renditur top listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët sipas tij kanë venë pasur në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij, këta duhet të hetohen nga drejtësia e re, pasi kanë kryer vepër penale.

“Hapet lista me një subjekt 850 milionë euro pasuri. Vazhdon lista 800 milionë lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekti i dytë ka ngelur edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë ndjekja penale kryesisht.

Subjekti i tretë 691 milionë lekë

Subjekti i katër 600 milionë lekë të vjetra, por ky është i lidhur me subjektin e pestë që është bashkëshortja me 55 milionë lekë.

E mbyll i 10 me 129 mijë euro. Të gjitha kanë probleme

Doni për apartamentit:

Një subjekt tjetër 13 apartamente, dyqane e vila.

Tjetri 3 vila. Janë vendime këto.

Tjetri, 10 pasuri, dyqane e apartamente. Ndërsa tjetri jo vetëm nuk justifikojnë pasurinë. por ka ndërtuar edhe vilën në mënyrë të padrejtë.  Ky mirë lekët pa burim, por ka kryer edhe vepër penale.

Doni tjetrin, tre vila ky tjetri. Një tjetër me 3 shtëpi dhe një vilë”, tha Manja.

Manja u shpreh më tepër se po skadojnë afatet e hetimit për prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar dhe drejtësia e re rrezikon të kthehet në pikën zero.

“Rrezikojnë të humbasim afatet e ndjekjes penale për një pjesë të madhe të gjyqtarëve që kanë dalë nga sita e vettingut. Thjesht për të pushuar nga puna ca gjyqtarë? Jo. Thelbi ishte rritja e besimit tek drejtësia. Nuk duam që besimi i drejtësisë së re të bjerë në nivelin që ishte. Ne rrezikojmë të shkojmë në pikën zero.

Kanë shkuar në SPAK sipas të dhënave që kemi ne, të marra nga institucionet 19 gjyqtarë dhe ish prokurorë, tre nga këto i ka çuar KPK, një pjesë tjetër ka vajtur edhe nga kallëzime avokatësh. Nuk ka asnjë informacion sot se çfarë është bërë me këto kallëzime.

Po me rrethin e subjekteve të tjera të shkarkuar, do ti lëmë të skadojnë afatet dhe për ta kthyer besimin e drejtësisë së re në pikën zero”, u shpreh Manja.