AKTUALITET, 11 Maj 2022, 12:28

“Çfarë do Arben Kraja nga unë?”- Rama revoltohet gjatë konferencës: Pronën te Garda na e ka marrë një gjyqtare, u shkarkua nga vetingu, por…

“Çfarë do Arben Kraja nga unë?”- Rama revoltohet

Kryeministri Edi Rama është revoltuar gjatë konferencës për mediat nga selia e PS-së, kur tha rastin e një gjyqtareje që duhet të hetohet nga SPAK për pasurinë e pajustifikuar, po ashtu edhe për “grabitjen e pronës tek Garda e Republikës”.

“Çfarë do Arben Kraja nga unë? Çfarë kërkon sot? kur këtë gjykatëse e ka këtu, e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustifikuara që janë vetëm ato që ka kapur vetingu? Kemi spostuar Gardën për të ndërtuar një teatër fëmijësh, një qendër kulturore e bibliotekë e pronën na e ka marrë një gjykatëse e cila një vit më parë kur i shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit i thotë jo e një javë para se ta shporrte vetingu na bën sigurim padie”, theksoi Rama.

Deklarata e kryeministrit Rama: 

Ka çuar ministri i Drejtësisë rastin më skandaloz, e kam thënë publikisht nuk shoh asnjë veprim akoma.

Ndërkohë fëmijët e Tiranës presin të kenë teatrin e tyre. Kemi bërë gjithë projektin, financimin për një qendër fëmijësh të denjë për gjithë fëmijët, e pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit tek Garda e Republikës, kemi spostuar Gardën për të ndërtuar një teatër fëmijësh, një qendër kulturore e bibliotekë e pronën na e ka marrë një gjykatëse e cila një vit më parë kur i shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit i thotë jo e një javë para se ta shporrte vetingu na bën sigurim padie.

Çfarë do Arben Kraja nga unë? Çfarë kërkon sot? kur këtë gjykatëse e ka këtu, e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustfikuara që janë vetëm ato që ka kapur vetingu?

E me një akt haptazi të paligjshëm ça kallëzimi kërkon nga unë?

Se nuk kam moshë unë për të bërë komplimente të kota, kam shumë respekt për Arben Krajën”