TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në takim me pedagogët se qeveria e Ramës kërkon t’i japë goditjen përfundimtare arsimit.
Berisha u shpreh se sot studentëve nuk i ofrohet mundësi për të marrë kredi, dhe ky është një premtim i pambajtur. Ai theksoi se Rama kërkon të sjellë student nga jashtë për të përzënë shqiptarët nga vendi.
“Ky qëndrim ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për universitetet tona. Të konsolidosh një universitet dhe ta bësh konkurrent është shumë e vështirë. Në një botë të hapur ku konkurrenca është ligji i saj duhet shumë mençuri. U punua në të kundërtën. Pedagogët e universiteteve, asistentët e tyre mbeten në më të keqpaguarit.
Rrogat qesharake, denigruese, për pedagogun, intelektualin. Tre ditë më parë unë pata një takim me mjekët. Çfarë tregoi njëri prej tyre. Unë tha operoj të sëmurën, me patologji të mitrës. Operacion që mund të jetë edhe madhor. Paguaj 25 mijë lekë të vjetra. Kompleti që hapte për të kryer operacionin, ai merrte 830 mijë lekë. Nëse nuk më mjaftonte hapësi i indeve dhe më duhej të merrja dhe një tjetër ai shkonte 1.2 mln lekë. Ky raport tregon se çfarë mund të bëjë babëzia në këtë vend. Dhe kjo është kudo, kjo është kudo. Kush e ka sterilizimin. E ka Edi Rama. Po pse do thoni ju? Sepse e keni parë të gjithë si kalonte nga ekrani në ekran me një pincë të thyer që nuk ekziston në sistem. Për të justifikuar sipërmarrjen e tij të sterilizimit.
Kush mund ta ketë tjetër. Kush mund të bëjë një gjë të tillë tjetër? I jam shumë mirënjohës mjekut që e tha haptas. Kurse ju nuk keni fare as fond për kërkime shkencore. Për të bërë një kërkim shkencor duhet të shkojë të firmoset nga ministri. Ai projekt kërkimi shkencor që kisha unë apo kolegët e mi shkonte te zv/dekani dhe na jepte ato që na duheshin ne për të bërë eksperimentin apo studimin. Këta punojnë për të krijuar kushte që ju të largoheni nga Shqipëria. Kjo është e vërteta. Në qoftë se ti cakton normë nën të cilën nuk mund të futesh në universitet, ti krijon kushtin që ata të ikin nga Shqipëria. Lëri universiteteve të drejtën, ata të caktojnë sipas gjykimit, vlerësimit të tyre se cilat kontigjente do pranojnë. Tani do t’i japë goditjen përfundimtare. Ky ligj që pretendon të jetë i modelit anglez është në të kundërt. Nuk mund të krahasosh ti Shqipërinë me një nga vendet më të pasura të planetit.
Nuk mund të krahasosh ti sistemin tënd financiar me atë të Britanisë së Madhe e cila u siguron studentëve britanikë kredi. Këtu asnjë qindarkë. Nuk ka asnjë kusht që studentët të marrin kredi nga bankat. Është një gënjeshtër, është një premtim në letër sepse për të marrë kredi duhen disa kushte. Kjo shoqëruar me shpopullimin e përgjithshëm ka çuar në rrudhjen, mbyllje degës dhe programesh të qëllimshme, duke krijuar tre llojet e universiteteve, Edi Rama kërkon të lajë duart duke i dhënë goditjen përfundimtare arsimit të lartë. Tani thotë të vijnë student nga jashtë që shqiptarë të shkojnë ku të duan. A mund të lejojmë ne një katastrofë të tillë në sistemin arsimor të lartë të vendit”, deklaroi Berisha.