AKTUALITET, 21 Dhjetor 2022, 16:51

VIDEO/ Deputetët e PD gati për t’u përleshur në Kuvend me njëri-tjetrin

VIDEO/ Deputetët e PD gati për t’u përleshur në Kuvend

Seanca parlamentare nisi me tone të ashpra sot në kuvend, por ndryshe nga herët e tjera përplasja u konsumua edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike.

Kjo për shkak se Enkelejd Alibeaj rezulton të jetë ende në krye të grupit parlamentar të PD dhe ka nxjerrë jashtë loje deputetët që mbështetën Berishën.

Këta të fundit kanë lejuar të shpërfillen për muaj me radhë, por këtë seancë vendosën të bllokojnë parlamentin dhe për pak qenë gati të përleshen edhe me Enkelejd Alibeajn, me të cilin shkëmbyen edhe fyerje.