AKTUALITET, 21 Dhjetor 2022, 17:04

Flamur Noka bllokon foltoren e Kuvendit/ Nikolla debat me Albana Vokshin: Nuk të fus në grupin e PD-së kur nuk të duan

Flamur Noka bllokon foltoren e Kuvendit/ Nikolla debat me Albana Vokshin: Nuk

Ka rinisur sërish me debate të ashpra seanca e sotme parlamentare, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka bllokoi foltoren e Kuvendit.

Kjo për shkak se deputetët e grupit të Berishës kërkojnë llogari për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

Lindita Nikolla tentoi të vijojë me seancën teksa ka hasur kundërshtimin e Albana Vokshit.

Lindita Nikolla: Atëherë të vazhdojmë me rendin e ditës.

Albana Vokshi: Jo s’do vazhdojmë me rendin e ditës.

Lindita Nikolla: Po çfarë do bëjmë Albana sipas teje? S’do vazhdojmë pse nuk do ti?

Albana Vokshi: Po na përjashtoni.

Lindita Nikolla: Nuk po ju përjashton njeri. Ke vendin tënd, të ka përjashtuar grupi jo. Nuk marr vendim për largimin nga grupi.  Nuk të fus në grup kur grupi nuk të do.