AKTUALITET, 21 Dhjetor 2022, 17:43

Aferat me fondet publike, Meta: Mbështes thirrjen e FMN për transparencë për pasuritë e shqiptarëve. Të merren masa për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave

Aferat me fondet publike, Meta: Mbështes thirrjen e FMN për

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit drejtues të PL se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i tyre.

Ai u shpreh se korrupsioni i rilindjes po dëmton ëndrrën e çdo të riu, ndërsa përsëriti thirrjen e FMN për të bërë transparencë me fondet publike.

Meta u shpreh se duhet të merren masa të menjëhershme për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

“E ka hedhur përfundimisht çdo normë kushtetuese dhe vetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e teatrit në koshin e plehrave. Regjimi kërkon të zhbëjë demokracinë i cili kërkon të zhbëjë shtetin e të vërtetës.

Kjo është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë. Kohët e fundit u njohët edhe me skandalin e ministrisë së sipërmarrjes e cila financon me vlera mbi 50 mln lekë biznesmenë të mëdhenj. Fëmijët e oligarkëve dhe punonjës të tyre por jo të rinj dhe ato talent e që paraqesin projekte për të çuar para inovacionin dhe teknologjinë. Paratë shkojnë për klientët, fëmijët e qeveritarëve dhe oligarkëve.

Një rrjedhje e paskrupullt e parave publike. E njëjta skemë është ndjekur edhe me fondet e bashkisë së Tiranës me rastin e vitit të rinisë. Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i Partisë së Lirisë dhe opozitës sonë. Korrupsioni i rilindjes po dëmton ëndrrën e çdo të riu dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për t’u ndarë me të shumë shpejt. Edhe FMN paralajmëroi për modelin ekonomik të rilindjes të bazuar mbi koncesionet dhe PPP-të korruptive. Mbështes nevojën e publikimit të emrave të kompanive që kanë fituar kontrata dhe pronarët e tyre. Rilindja është kaq e pashpirt saqë i mirëpret fatkeqësitë, për të vjedhur sa më shumë.

Është e domosdoshme të bëhen transparentë para shqiptarëve përfituesit e fondeve dhe për më tepër tre vite pas tërmetit ka ende shumë familje që nuk janë futur në familjet e tyre. Ndaj mbështes shqetësimin e FMN mbi rëndësinë e rritjes së vigjilencës. Mbështes rekomandimin për adresimin e mangësisë së të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimet. Të merren masa për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave”, deklaroi Meta.