TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një konferencë me gazetarët se qytetarët janë përgatitur sipas tij që në 14 maj të firmosin ndryshimin.
“Unë konstatoj një klimë të shkëlqyer, shqiptarët janë të përgatitur për të firmosur ndryshimin, për të rivendosur pluralizmin”, tha ai ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e ka vendin “kryeministër, por tjetërkund”.
“Prej 2-3 muajsh, i tërë shteti është shndërruar në makineri elektorale”, tha Berisha, pasi theksoi se janë duke u shpërndarë qindra milionë lekë, e mijëra euro.
“Marrim Aktivistin, është një terrorizim digjital psikologjik, dhunim i parimeve themelore të funksionimit të rrjeteve sociale.
Janë dhe pateriat e Ramës por qytetarët i dallojnë ato. Patericat e Ramës janë pengje që i nxjerr nga xhepi me urdhër të Ramës Enkelejd Alibeaj e Basha mos kujtoni se Basha nuk është në aktivitet, të plotë! Nga mëngjesi në darkë zbaton urdhrat e Ramës”, tha Berisha teksa nënvizoi se Rama ‘po bën gjithcka që shqiptarët të mos votojnë të lirë”.
Rama ka 15 vite i pavotuar, vjedh vota në zgjedhjet e përgjithshme e nuk votohet në parti. Ka një seri dosjesh të cilat i bllokon, hetohet në SHBA intensivisht për aferën McGonigal, ai vendin e ka tjetërkund, jo kryeministër.
Pra nuk mund të krahasosh të pakrahasueshmen.
Berisha u largua në 2013, dha dorëheqjen, rikthimi nuk ishte dëshirë e tij. Rikthimi ishte një thirrje, ai e ndjeu se ka një thirrje për të dhe u provua se kishte të drejtë.
Sot ka një mbështetje të madhe, sot nuk ka shqiptarë që vë më në diskutim karakterin e vërtetë të opozitës.
Çfarë do të bëjë opozita në 15 maj, si do e marrë përgjigjen e qytetarëve në zgjedhje?
Sali Berisha: Do të vazhdohet ti përmbahemi të vërtetës. Prej 2-3 muajsh, i tërë shteti është shndërruar në makineri elektorale, kjo në vetvete sharron shtyllën kryesore të zgjedhjeve të drejta.
E sharron sepse një lojtar hyn në fushë duke shpërndarë qindra milionë lekë, euro, një lojtar tjetër në fushë me asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.
Që në këtë moment zgjedhjet janë të dënuara, por jo nga opozita, të dënuara nga Rama e do të ishte tradhti kombëtare ndaj qytetarëve nëse opozita nuk e mban përgjegjës Ramën për këtë.
Sikundër opozita në vlerësimin tim nuk mund e nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet. Duhet të marrë pjesë në zgjedhjet. Opozita do të përshtatë qëndrimin e saj të vendosur në një zotim që shqiptarët të votojnë të lirë.
Rama po bën gjithçka që shqiptarët mos votojnë të lirë.
Marrim Aktivistin, është një terrorizim digjital psikologjik, dhunim i parimeve themelore të funksionimit të rrjeteve sociale.
Janë dhe pateriat e Ramës por qytetarët i dallojnë ato. Patericat e Ramës janë pengje që i nxjerr nga xhepi me urdhër të Ramës Enkelejd Alibeaj e Basha mos kujtoni se Basha nuk është në aktivitet, të plotë! Nga mëngjesi në darkë zbaton urdhrat e Ramës.
Janë shumë ngushtë të lidhur, por është punë e tyre.