AKTUALITET, 31 Mars 2023, 13:37

Kreu i SPAK: Nuk e dimë nëse Ervis Martinaj është rrëmbyer

Kreu i SPAK: Nuk e dimë nëse Ervis Martinaj është

Edhe pse kanë kaluar disa muaj që kur është raportuar si i zhdukur, ende nuk dihet fati i të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Këtë e ka pranuar edhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani këtë të premte.

Ai ka deklaruar se në lidhje me çështjen e Martinajt, vijojnë hetimet dhe SPAK- e ka shpallur në kërkim.

Sipas Dumanit, ende nuk ka informacion nëse Ervis Martinaj është rrëmbyer.