AKTUALITET, 31 Mars 2023, 13:37

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve të Universitetit Polis

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme

23 studentë nga Universiteti Polis vizituan projektin turistik “Vlora Marina” në qytetin bregdetar, si pjesë e iniciativës sëprogramit B4Students, për t’u ofruar inxhinierëve aspirues përvojë të punësreale.Vizita ishte një kombinim i vëzhgimit të punimeve në kantier dhe ndërveprimit me profesionistë të industrisë.

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme

Të shoqëruar nga tre pedagogët, Endri Duro, Flogerta Krosi dhe Albi Alliaj, grupi i studentëve u mirëprit në ekspozitorin e Vlora Marinësnga menaxheri i projektit, Ervin Baçaj, i cili i njohu ata me një prezantim të shkurtër tëzhvillimit të tij, dhe rëndësisë për komunitetin, projektuar si destinacioni elitar i turizimit detar në Shqipëri.

Marina e Vlorës zëvendëson portin e vjetër dhe të amortizuar industrial të qytetit, duke e kthyer atë në një port modern me kapacitet deri në 438 jahte dhe mega-jahte, duke e shndërruar kështu në një motortë fuqishëm gjenerues të ardhurash për ekonominë. I gjithë investimi, duke përfshirë edhe të gjithë infrastrukturën publike të zonës, parqet dhe shëtitoren, si dhe kompleksin rezidencial, do të prekë vlerën e rreth 350 milionë eurove.

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme

Gjatë turit të tyre eksplorues dhe të mësuarit në mjediset e kantierit të marinës,studentët u përshëndetën nga një ekip inxhinierësh, të cilët iu treguan rreth projektit dhe u shpjeguan fazat e ndryshme të procesit të ndërtimit. Një nga gjërat e para interesante që studentët vunë re ishin themelet ujore në një nga pjesët e marinës, ose portit të ardhshëm të jahteve, që pritet të jetë porti turistik me standardet më të larta në Shqipëri dhe jo vetëm.Standardet e ndërtimit, teknologjia, dhe ndërtimi i themeleve ujoreishin disa nga çështjet që u diskutuan me inxhinierët zbatues.

Studentët ishin veçanërisht të interesuar për aspektet e qëndrueshmërisë së procesit të ndërtimit dhe vlerësuan teknikat e përdorura. Ata ishin të kënaqur kur panë se ekipi i ndërtimit po përdorte materiale dhe metoda miqësore me mjedisin, dhe projekti ishte konceptuar në një nivel europian.

“Vizita në këtë projekt mjaft të rëndësishëm është thelbësore për studentët për të kuptuar më së miri sfidat dhe teknologjitë e reja të ndërtimit në kushte të veçanta. Për më tepër, u jep mundësi studentëve të jenë më afër pjesës aplikative falë bashkëbisedimeve me inxhinierët e kompanisë” u shpreh Endri Duro, pedagog pranë departamentit të Arkitekturës dhe Inxhierisë në Universitetin Polis.

Ai shtoi se “për studentët, si një ndër vizitat e tyre të para,ishte një eksperiencë emocionuese me mundësi për të eksploruar natyrën e projekteve pranë detit”.

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme

Menaxheri i projektit, Ervin Baçaj tha se“Vlora Marina është e përkushtuar të bashkëpunojë me institucionet akademike, në mënyrë për të përmirësuar përvojën e të mësuarit, ndihmuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe integrimit të tyre për të kontribuar në implementimin e projektit.”

Studentët u larguan nga kantieri duke u ndjerë të frymëzuar për ndikimin e lartë të projekteve ndërtimore, dhe mundësitë e karrierës si inxhinierë të ardhshëm në këtë industri dhe projektin “Vlora Marina”.