AKTUALITET, 31 Mars 2023, 13:42

Sulmi me armë ndaj ‘Top Channel’? Altin Dumani: Po bëjmë veprimet tona

Sulmi me armë ndaj ‘Top Channel’? Altin Dumani: Po

Edhe SPAK është përfshirë në çështjen e hetimit ndaj sulmit me armë ndaj Top Channel në minutat e para të 27 marsit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka thënë sot se organi që ai drejton ka kontribuar dhe është i gatshëm për çdo çështje që mund të dalë.

“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme.

Më ka thënë se po kryheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore.

Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do të dalë diçka, do të kemi veprime", tha Dumani.