AKTUALITET, 31 Mars 2023, 12:19

Alibeaj mbledh grupin parlamentar, i vijnë vetëm 9 deputetë

Alibeaj mbledh grupin parlamentar, i vijnë vetëm 9 deputetë

Kryetari i komanduar i PD-së, që ka vulën dhe simbolet e partisë, Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur sot grupin parlamentar, për të diskutuar problemet e  fushatës së 14 majit. Deri tani, sipas informacioneve në takim janë vetëm 10 deputetë, ose gati gjysma e atyre që më parë ishin përfolur si të rreshtuar në grupimin e drejtuar nga Alibeaj.  

I pranishëm në mbledhje është dhe kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Roland Bejko. 

Pas grupit parlamentar, Alibeaj, në orën 13:00 do të ketë një takim me kryetarët e degëve të Tiranës, në 15.00 pritet të mbledhë Kryesinë dhe në orën 17:00 do të takojë kandidatët për këshillat bashkiakë.

Sipas të dhënave zyrtare, Alibeajt i kanë ikur ose nuk janë zyrtarizuar 6 kandidatë për kryetarë bashkie dhe në garë kanë mbetur ende 14.

Deputetët që janë mbledhur

1. Enkelejd Alibeaj
2. Gazment Bardhi
3. Arbi Agalliu 

4. Lefter Gështenja
5. Andia Ulliri
6. Flutura Açka
7. Merita Bakiu
8. Eralda Tase Bano
9. Selaudin Jakupllari
10. Zheni Gjergji