AKTUALITET, 31 Mars 2023, 11:37

U tha se u tërhoq nga gara, reagon kandidati i grupit të Alibeajt për bashkinë Lezhë

U tha se u tërhoq nga gara, reagon kandidati i grupit të Alibeajt

Sandër Marku ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryebashkiak në Lezhë nën siglën e PD për zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marku nuk e kursen ironinë për Sali Berishën, të cilit i referohet si i sanksionuar që strehohet në Partinë e Lirisë.

“Ne cilësinë e kryetarit te komanduar te Deges së PD-së Lezhe dhe si kandidature per kryetar Bashkie, kam depozituar prane PD-se Tiranë, dosjen me listen e 41 keshilltareve PD-se!

Nderkohë, ju bej me dije, se un kam qene, jam e do te jem ne unison me qendrimin zyrtar të PD-se se Shqiperise.

Nderkohe ftoj te gjithe antaret e PD-se qe te vijojne te jene tek PD-ja, tek shtepia e tyre 32-vjeçare, tek shtepia e vertete e tyre e mos te shkojne tek streheza provokuese e shtepise se LSI-se apo e PL-se, ku strehohen njerez te sanksionuar nga miqte dhe aleatet tane euroatlantik.

Votoni listen e Keshillit Bashkiak, votoni PD-ne! Te maksimalizojme votat per PD-ne, per ju, e per te ardhmen tone te perbashket. Se shpejti, ditë me të mira do te vijne per te gjithe demokratet e Lezhes dhe te gjithë Shqiperise. Fitore!” – shkroi Marku.

Emri i Markut në listën e 6 të tërhequrve ishte bërë i ditur dje. Burime brenga grupimit të Alibeajt thanë se Marku kishte thënë se PD do të angazhohet në fushatë, por jo për të kërkuar vota në favor të kandidatit të grupimit Berisha.

Ai ka thënë se fushata do të përfaqësohet tek kërkimi i votës sa i përket listës së këshillave bashkiakë dhe jo për të favorizuar kandidatin tjetër të grupimit tjetër. Për këto tërheqje pritet të diskutohet edhe sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Emrat e grupit të Alibeajt për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko

2. Mallakastër- Agron Kapllanaj

3. Patos- Pranvera Rizai

4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

5. Poliçan – Florian Qamo

6. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

7. Kamëz – Bilbil Bajraktari

8. Dibër – Naim Gazidede

9. Dimal- Dritan Sula

10. Sarandë- Skënder Muço

11. Mirditë-Mark Ruçi

12. Vau i Dejës- Klomentina Drini

13. Gjirokastër-Shemsho Lamaj

14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar

1. Lezhë – Sandër Marku (tërhequr)

2. Krujë – Sabah Sheta (I tërhequr)

3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)

4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)

5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)

6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)