AKTUALITET, 19 Maj 2026, 11:13

Baste ilegale dhe armëmbajtje pa leje/ Aksion në Tiranë, 7 persona në pranga, sekuestrohen armë dhe para

Baste ilegale dhe armëmbajtje pa leje/ Aksion në Tiranë, 7

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit.  

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës intensive hetimore dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, strukturat e DVP Tiranë finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione, gjatë të cilëve u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga 7 shtetas.   

-në kuadër të operacionit “Fair Play” Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç, pasi në lokalin e shtetasit L. B., në Vorë, u kapën 5 shtetasit e tjerë, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.

-në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Baste ilegale dhe armëmbajtje pa leje/ Aksion në Tiranë, 7