AKTUALITET, 26 Nëntor 2022, 14:06

‘Bankat pjesë e e-albania’? Berisha: Rama synon të shtrijë duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve

‘Bankat pjesë e e-albania’? Berisha: Rama synon të

Kryetari i Partisë Demokratike përshëndeti bankat, të cilat nuk kanë pranuar të jenë në shërbimin online në platformën e-albania.

Ai theksoi se kryeministri Rama me këtë kërkesë synonte t’i shtrinte duart tek kursimet e qytetarëve shqiptarë.

“Kjo kërkesë e Edi Ramës, ka vetëm një synim që të shtrinte duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve.

Unë përshëndes bankat, që i rezistuan kësaj kërkese absurde. Nëse bankat do t’i kishin nënshtruar, miliarda kursime të shqiptarëve do të kishin përfunduar në kontot e hajdutëve” tha Berisha.